MENU
klinika

Ushqimet që ju bëjnë dëm

Keni stomakun bosh? Kujdes çfarë hani dhe çfarë jo!

27.05.2023 - 08:15

Pas disa orëve me barkun bosh, uria e tepërt bën që ju të përfundoni përballë frigoriferit, duke u gjendur në dilemë me veten tuaj lidhur me ushqimin që doni apo nuk doni të hani.

Por jo gjithmonë duhet të ndiqni dëshirën tuaj, pasi ajo mund t’ju çojë shpeshherë tek ajo që quhet ‘kequshqyerje’.
Kujdes i veçantë duhet të tregohet me ushqyerjen kur stomaku juaj është bosh.

Çfarë duhet të konsumoni kur keni stomakun bosh:

Mund të jetë e pabesueshme për ju por veza është ushqimi më i mirë që ju mund të gatuani kur stomaku juaj është bosh. Vezët janë burim shumë i mirë energjie dhe për më tepër në qoftë se i konsumoni ato në mëngjes kjo do t’ju ndihmojnë të humbni kaloritë e marra gjatë ditës.

cfr te hash me stomakun bosh-konica.al

Kikirikët konsiderohen si një zgjidhje tjetër perfekte për stomakun tuaj, kjo sepse ata përmbajnë yndyrna që konsiderohen ‘të lehta’ për stomakun.

Gjithashtu vlen të theksohet se konsumimi i ujit kontribuon në eleminimin e toksinave në stomak prandaj herës tjetër kur të keni uri, pini një gote ujë, kështu jo vetëm do keni stomakun në gjendje të mirë por edhe çdo organ tjetër të trupit tuaj.

Por krahas këtyre ka edhe disa ushqime që ju duhet t’i shmangni kur e keni stomakun bosh. Disa prej tyre janë:

1. Domatja
Acidi që përmban lëngu i domates e irriton stomakun. Edhe pse domatja përmban shumë vitaminë dhe antioksidantë, përzierja e acidit të stomakut me atë të domates nuk është kombinimi i duhur.

cfr te hash me stomakun bosh-konica.al

2. Bananja
Ndonëse bananja është një ushqim i shëndetshëm sepse përmban shumë magnez, konsumimi i saj kur stomaku juaj është bosh, mund ta kthejë magnezin në një armë të rrezikshme për stomakun.

Mos harroni një gjë shumë të rëndësishme, ruajini portokallet, limonët dhe manderinat për t’i konsumuar pasi të keni ngrënë diçka.

Edhe pse këto fruta janë fantastike sepse përmbajnë vitaminën C ata nuk i bëjnë mirë stomakut tuaj teksa ai është bosh.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gjëja e fundit që na shkon në mendje...

Çfarë ndodh nëse hani hudhër me stomak bosh