MENU
klinika

Tensionet në veri

KFOR del me njoftim zyrtar: Mos përshkallëzoni situatën!

29.05.2023 - 11:49

Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO prej mëngjesit të sotëm ka ushtruar kontrolle rreth katër komunave në veri të Kosovës, pasi serbët paralajmëruan protesta të reja. Përmes një njoftimi zyrtar, KFOR ka bërë thirrje për përmbajtje nga veprimet që mund të nxisin tensionet ose të shkaktojnë përshkallëzim. Po ashtu, KFOR i ka kërkuar Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në dialogun e udhëhequr nga BE-ja për të ulur tensionet dhe si e vetmja rrugë drejt paqes dhe normalizimit.

“Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të përmbahen nga veprimet që mund të nxisin tensionet ose të shkaktojnë përshkallëzim. Në përputhje me mandatin e tij, KFOR-i është i gatshëm të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar një mjedis të sigurt në mënyrë neutrale dhe të paanshme. Komandanti i KFOR-it mbetet në kontakt të ngushtë me bashkëbiseduesit e tij kryesorë, duke përfshirë përfaqësuesit e Institucioneve dhe Organizatave të Sigurisë në Kosovë, Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, si dhe me misionin e udhëhequr nga BE-ja për Sundimin e Ligjit (EULEX) dhe përfaqësues të tjerë të komunitetit ndërkombëtar”, thuhet në komunikatë.

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Qytetarët serbë kanë tentuar sërish të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar. Policia e Kosovës dhe KFOR kanë rrethuar ndërtesat zyrtare ndërsa situata është përshkallëzuar teksa kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Për shkak të rindezjes së tensioneve është njoftuar se shkollat në veri të Kosovës do të mbyllen dhe mësimi do të pezullohet përkohësisht. Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Del jashtë kontrollit situata në veri të Kosovës

Serbët godasin me shishe në kokë kryetarin e Listës Serbe!

Serbët protestojnë para ndërtesa të komunave

Tensionet në veri, policia hedh gaz lotsjellës