MENU
klinika

Ka shance për t’u rikthyer me Keisin?

“Kur do të martohesh”/ Stresi flet për jetën e tij sentimentale

22.05.2023 - 10:56

Pas fitores së edicionit të parë të “Big Brother VIP Kosova”, Stresi ka folur së fundmi për jetën e tij sentimentale.

Artisti i cili nuk shfaqet shpesh nëpër intervista, së fundmi ka qenë i ftuar në rubrikën “Mos i bjer me Top” ku është pyetur se me cilën nga vajzat e njohura të shoëbizit nuk do martohej kurrë dhe ai u përgjigj duke thënë emrin e Zhaklin Lekatari.

Reperi është përfolur goxha për romancën e tij të bujshme me ish-partneren Keisin, me të cilën kurorëzoi dhe dashurinë në martesë. E teksa është pyetur nëse ka në plan të martohet apo jo, Stresi u shpreh se shokët e tij po mundohen shumë për të por mendon se është çështje fati.

“Unë nuk përputhem kollaj, të them të drejtën edhe shokët e ngushtë po mundohen shumë për mua. Kam tre shokë që i kam shumë të afërt dhe arsyeja pse ata janë me fëmijë sot, jam unë. Unë i kam njohur me vajzat sepse për shokët e mi jam munduar t’i gjej vajza shumë të mira dhe të tre sot janë prindër dhe unë i shoh. Unë nuk e di, është fat, varet…”- u shpreh reperi duke lënë të nënkuptohet se raporti mes tij dhe Keisit nuk ka ndryshuar dhe se ai tashmë mund të jet në kërkim të një partnereje të re.

Kujtojmë se gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme, Stresi ka folur shpesh herë për ish-partneren e tij ku shprehu dëshirën e madhe qe kishte për tu rikthyer me të.