MENU
klinika

Vrau 8 persona pas sherrit me shokët

Ky është i riu që shkaktoi tragjedinë në Serbi!

05.05.2023 - 09:51

Ky është 21-vjeçari me iniciale Uros. B, i cili dyshohet se kreu masakrën e përgjakshme me 8 viktima dhe 13 të plagosur në tre fshatra në Serbi.

I riu dyshohet se ka shkuar në shtëpi, ka marrë një kallashnikov dhe ka qëlluar mbi njerëzit pas një debati me shokët e tij në oborrin e shkollës në Dubonë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00.

Pasi ka plagosur disa persona, 21-vjeçari ka hipur në makinë dhe ka shkuar në fshatrat përreth duke qëlluar nga brenda mjetit mbi njerëzit. Ai u largua me një mjet tip Mercedes pas masakrës dhe u fsheh tek daja i tij.

Ai është kapur nga forcat e policisë mëngjesin e së premtes në afërsi të Kragujevcit në fshatin Vinjishtë.

I riu qëlloi me pistoletë dhe automatik duke u marrë jetën 8 personave. Të plagosur mbetën 13 persona, mes tyre 7 në gjendje të rëndë për jetën.

Gjatë kontrollit në banesën e autorit të dyshuar, policia serbe zbuloi arsenal armësh dhe municione.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një i ri vret me armë zjarri 8 persona

Serbia tronditet nga një tjetër masakër


Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin