MENU
klinika

Pas 10 humbjesh

Lampard shijon fitoren e tij të parë në krye të “Bluve” të Londrës!

07.05.2023 - 10:53

Më në fund! Chelsea fitoi ndeshjen e parë të shtunën pasdite, që kur Frank Lampard u kthye në pankinë. Një fitore, e cila në mënyrë të pashmangshme e bën atë të ndjehet mirë, siç u shpreh tekniku anglez pas ndeshjes:

“Ndihet mirë. Një ditë e mirë. Na u desh të luftonim për fitoren, ne dominuam një pjesë të madhe të ndeshjes. Çdo fitore dhe çdo shenjë progresi është e mirë. Lidhja me tifozët… Dua t’i falënderoj. Që nga para ndeshjes, gjatë lojës dhe pas saj, ata ishin të shkëlqyer. Është bukur ta shohësh atë lidhje, është e rëndësishme. Tifozët gjithmonë do të reagojnë ndaj lojtarët që bëjnë një ndryshim. Një hap i bukur pozitiv”,- ka nisur pas fitores 3-1 të Chelsea në transfertën ndaj Bournemouth.

Lampard më pas vazhdoi: “Flitet shumë për ekipin tonë dhe lojtarët tanë. Ndjej dhembshuri për ta. Unë e kam kaluar këtë disa herë, pak më shumë përvojë me këtë gjë. Ata janë qenie njerëzore. Jam i emocionuar për të gjithë. Tani ata mund të shkojnë në shtëpi me një buzëqeshje dhe më pas të kthehemi në punë.”

Zyrtarisht, Chelsea do t’i duhet të luajë edhe kundër Nottingham Forest, Manchester City, Manchester United dhe Newcastle, përpara se të mbyllë sezonin në Premier League.