MENU
klinika

Dëshmia: Babai i një nxënësi pa rojën e vrarë...

Masakra në shkollën fillore në Serbi me 9 të vdekur!

03.05.2023 - 12:47

Tetë nxënës dhe roja i një shkolle fillore në Serbi janë vrarë nga një 14-vjeçar.

Nxënësi i klasës së shtatë në shkollën “Vladislav Ribnikar” në Beograd mëngjesin e sotëm ka hapur zjarr ndaj rojes, mësuesve dhe nxënësve.

Nga të shtënat me armë mbetën të vdekur 8 nxënës edhe roja, Dragan Vlahoviç. Ndërsa raportohet se janë plagosur 6 fëmijë dhe mësuesja e historisë. Mediat serbe raportojnë se disa prej të lënduarve janë në rrezik për jetën.

“Në oborrin e shkollës është gjetur dhe arrestuar nxënësi i kësaj shkolle me iniciale K. K., i cili dyshohet se ka kryer këtë vepër penale. Të gjitha forcat e policisë janë ende në terren dhe po punojnë intensivisht për zbardhjen e të gjitha fakteve dhe rrethanat që çuan në këtë tragjedi”, thuhet në njoftimin e MPB.

Autori i dyshuar i masakrës në shkollën fillore është vendosur në prangat e policisë. Ai u gjet dhe arrestua në oborrin e shkollës.

Një nga prindërit, i cili ndodhej përballë shkollës ku ndodhi tragjedia, rrëfeu: “Unë vrapova këtu dhe nuk e di se çfarë po ndodh. Babai i njërës prej vajzave vrapoi në shkollë dhe pa rojen e vdekur dhe dy vajza të shtrira mbi njëra-tjetrën. E tmerrshme, nuk mund ta besoj.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"U shtriva sipër që të mendonte se kisha vdekur"

Deklarata tmerruese e nxënëses ku ndodhi masakra në Serbi


Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin