MENU
klinika

“Serbia kundër dhunës”

Masakrat në Serbi, mijëra qytetarë dalin në protestë

09.05.2023 - 09:49

Dhjetëra mijëra serbë i janë bashkuar protestave kundër sulmeve me armë që tronditën vendin javën e kaluar. 17 persona humbën jetën nga të shtënat brenda pak orësh. 9 persona vdiqën në një shkollë fillore dhe 8 të tjerë u vranë në rrugë pas një sulmi me armë zjarri nga një 21 vjeçar.

Turmat marshuan nëpër qendër të qytetit pas një pankarte ku shkruhej “Serbia kundër dhunës”. “Duam shkolla, rrugë, fshatra dhe qytete të sigurta për të gjithë fëmijët”. Protestuesit kërkuan dorëheqjen e zyrtarëve të qeverisë dhe duan që gazetat dhe stacionet televizive që ata thonë se promovojnë dhunën të mbyllen.

Mijëra dolën gjithashtu në qytetin verior të Novi Sadit, ku protestat hodhën lule në lumin Danub. Protestuesit kërkuan dorëheqjen e ministrit të brendshëm dhe kreut të agjencisë së inteligjencës serbe. Ministri i Arsimit Branko Ruziç, dha dorëheqjen të dielën pas tragjedisë në shkollën fillore,

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i dënoi protestat. Ai akuzoi opozitën se ka kapitalizuar një tragjedi kombëtare për të promovuar interesat e veta. Ai tha se ishte gati të testonte popullaritetin e partisë së tij në një votim të menjëhershëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vrau 8 shokët e klasës dhe rojen e shkollës

A do të dënohet 14-vjeçari në Serbi?


Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin