MENU
klinika

Një gol dhe dy asist në ndeshjen e fundit

Milani shumë pranë transferimit të fantazistit spanjoll

21.05.2023 - 12:36

Brahim Diaz ishte një nga protagonistët kryesorë në sfidën që Milani fitoi përballë Sampdorias me rezultatin 5-1, duke shënuar një gol dhe dhuruar dy asiste.

Siç bëjnë me dije mediat italiane, ky ishte një mesazh i qartë nga ana e spanjollit që dëshiron të qëndrojë te Milani dhe sezonin e ardhshëm.

Kuqezinjtë dhe Reali priten që shumë shpejtë të ulen dhe të bisedojnë rreth çmimit të lojtarit, teksa kanë rënë poshtë të gjitha teoritë e mundshme për një këmbim të Diazit me Belinghamin.