MENU
klinika

Historia favorizon Seviljan

Murinjo dhe Roma e tij kërkojnë rekordet

31.05.2023 - 12:48

Sevilja dhe Roma kanë sot finalen e Ligës së Europës. Dy skuadrat do të përballen në Hungari duke nisur nga ora 21:00, teksa më poshtë do të gjeni disa statistika shumë interesante për këtë takim.

STATISTIKA

– Sevilja arriti për të shtatën herë finalen e Kupës UEFA/ Liga e Europës, duke vendosur një rekord. Në të njëjtën kohë, spanjollët e kanë fituar turneun në çdo precedent që kanë shijuar finalen (2006, 2007, 2014, 2015, 2016, 2020).

– Roma do të luajë për të dytën herë finalen e Kupës UEFA/ Liga e Europës, pasi e ka humbur atë përballë Interit në vitin 1991. Kjo do të jetë finalja e pestë europiane për verdhekuqtë pas asaj që 1961 (Kupa e Panaireve), 1984 (Kupa e Kampionëve), 1991 (Kupa UEFA, 2022 (Liga e Konferencës.

– I vetmi precedent mes Romës dhe Seviljes në Europë ka parë në fund fitues formacionin spanjoll, 2-0 në 1/8-at e Ligës së Europës, në sezonin 2019-2020, e cila ka qenë edhe hera e fundit në të cilën andaluzianët fitonin këtë trofe në fund.

– Nëse Sevilja fiton mbrëmjen e sotme në Budapest, do të numëroj 7 trofe kontinentalë dhe do të shndërrohej në skuadrën e shtatë me më shumë trofe në arenën ndërkombëtare, pas Realit të Madridit me 16, Barcelonës me 12, Milanit e Liverpulit me 9 dhe Bajernit të Mynihut me 8.

– Kjo do të jetë hera e 14-të që një skuadër spanjolle dhe italiane përballen në finalen e një turneu UEFA, me iberikasit që janë në avantazh me 9 fitore, përfshirë edhe 3 të fundit radhazi.

– Për të katërtën herë, një finale e kompeticione UEFA do të zhvillohet në Hungari, e para pas vitit 1985. Finalet e pritura janë Lids Junajtid-Ferencvarosh në 1968 (Kupa e Panaireve), Njukasëll-Ujpesht në 1969-ën (gjithashtu Kupa e Panaireve) dhe Real MadridFehervar në 1985.

– Nëse Roma do të fitonte Ligë e Europës mbrëmjen e sotme dhe të dytin kompeticion europian radhazi, ajo do t’i bashkohej Interit që ka triumfuar dy herë radhazi (në 1964 dhe 1965), Milanit (triumfues në 1968 dhe 1969-ën), Juventusit (në 1984 dhe 1985-ën) dhe sërish Milanit në 1989 dhe 1990-ën).

– Kupa UEFA/Liga e Europës është fituar 12 herë nga një trajner spanjoll, më shumë se çdo kombësi tjetër. Madje, 6 nga 10 sukseset e fundit në këtë kompeticion, në stolin e skuadrave fitues kanë qenë të ulur spanjollë.

– Zhoze Murinjo, trajneri i Romës, ka fituar deri tani 5 trofe të rëndësishëm europianë: Kupën UEFA në 2003-shin dhe Ligën e Kampioneve në 2004- ën me Porton, në 2010-ën Champions-in me Interin, në 2017-ën Ligë e Europës me Mançester Junajtidin dhe në 2022 Ligën e Konferencës me Romën. Nëse do të triumfonte edhe sot, ai do të shndërrohej në trajnerin më fitues të kompeticione UEFA, duke parakaluar në renditje italianin Xhovani Trapatoni (5 suksese).