MENU
klinika

Një hap larg finales së madhe të NBA

Nagets dominon Lejkërsat edhe në transfertë

21.05.2023 - 12:31

Denver Nagets nuk ka të ndalur në Konferencën e Perëndimit, duke fituar dhe finalen e tretë përballë Los Anxhelos Lejkërs me rezultatin 108-119.

Sfida e zhvilluar në “Crypto.com Arena” foli vetëm për Nikola Jokiç me shokë, të cilët dominuan në periodën e parë dhe të fundit.

Ai që shkëlqeu në këtë takim ishte sërish Xhamal Mërrej me 37 pikë, 6 asiste dhe 7 topa në tabelë, ndërsa për Lejkërs performancën më të mirë e dha Antoni Dejvis me 28 pikë, 1 asist dhe 18 topa në tabelë.

Kështu Nagets tashmë janë vetëm një fitore larg finales së madhe të NBA, teksa LeBronit me shokë do t’i duhet një mrekulli për të përmbysur këtë rezultat.