MENU
klinika

Fluks gjobash në fundjavë

Ndëshkohen 2 400 shoferë, 104 leje drejtimi të pezulluara

21.05.2023 - 17:38

Gjatë 48 orëve te fundit ka pasur 2400 ndëshkime për shoferet që nuk kanë respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.

Nisur nga fluksi i shtuar në fundjavë, drejt zonave bregdetare dhe turistike, shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin kanë intensifikuar monitorimin e qarkullimit të automjeteve në të gjitha akset rrugore nacionale, ato kryesore rurale dhe në qendrat urbane, duke përdorur radarët automatikë, makinat inteligjente, dronët edukues dhe kamerat, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Si rezultat i monitorimeve, gjatë 48 orëve të fundit, janë konstatuar dhe ndëshkuar me masë administrative, 645 drejtues automjetesh, për parakalime të gabuara; 381 për mosvendosje të ripit të sigurimit; 406 për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të automjetit; 173 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve.

Janë konstatuar me shpejtësi tej normave të lejuara dhe iu është pezulluar leja e drejtimit, me afat nga 3 deri në 12 muaj, 79 drejtuesve të automjeteve, duke filluar nga Rruga e Kombit deri në Sarandë.

Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 757 drejtues të automjeteve të cilët janë konstatuar me shpejtësi tej normave të lejuara, por pa sanksionin plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit.

Po gjatë monitorimeve dhe kontrolleve me përzgjedhje, bazuar dhe në analizat e riskut, shërbimet e Policisë Rrugore, gjatë 48 orëve të fundit, kanë pezulluar 25 leje drejtimi, me afat nga 2 deri në 18 muaj, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, si dhe kanë vënë në pranga 6 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Gjithashtu kanë ndëshkuar me masë administrative për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, por pa sanksion plotësues, 39 drejtues mjetesh.

Tashmë ka filluar kthimi në drejtim të Tiranës dhe të Morinës dhe për rrjedhojë, në akset kryesore nacionale ka fluks të shtuar.

Drejtuesit e automjeteve të përdorin edhe rrugët alternative për të hyrë në Tiranë në rast se ka fluks të shtuar në akset kryesore nacionale që lidhen me Tiranën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Paralajmërimi për pasagjerët e regjistruar në Muriqan

Nëse kapen jashtë karantinës gjobë

Nga Lutfi Dervishi

Kur ndodh një ngjarje…


Media amerikane, “Thrillist”

Riviera Shqiptare, perla e fshehur e Evropës

Kërkesa për leje në dorë të Gjykatës së Durrësit

Fredi Beleri bën një tjetër tentativë për t’u betuar

Policia kontrolle në Tiranë, Elbasan, Durrës e Vlorë

Vijojnë kërkimet për kapjen e Klered Bozhanaj