MENU
klinika

Sa mln arkëtojnë zikaltërit!?

Nuk kanë fund fitimet për Interin

25.05.2023 - 17:44

Interi i ka shtuar edhe 9 milionë euro të tjera rrugëtimit të tij në Kupën e Italisë falë triumfit në finalen e djeshme.

4.5 milionë euro vlejti trofeu, ndërkohë që rreth 2.5 milionë euro shkuan për secilën prej finalisteve (përfshirë të drejtat televizive).

Jo vetëm kaq, pasi 2 milionë euro për secilën prej finalistëve erdhën edhe nga biletat e stadiumit (45% e totalit shkon për secilin nga dy klubet).

Nga ana tjetër Fiorentina arkëtoi 4.5 milionë euro, ndërkohë që të dyja klubet janë automatikisht pjesë edhe e formatit të ri të Superkupës me 4 skuadra që do të zhvillohet në Lindjen e Mesme, ku minimalisht çdo skuadër do të përfitojë 2 milionë euro.