MENU
klinika

"Pala greke nuk dëshiron as të preken"

Paralajmëron Artan Hoxha: Celularët e Belerit janë thesar informacioni, nëse hapen, çështja bëhet serioze!

22.05.2023 - 18:56

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur sot për vendimin e Gjykatës së Posaçme, e cila ka lënë në fuqi masën paraprake të sigurisë “Arrest me burg” për Fredi Belerin, kandidatit fitues të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Himarës.

Ai u shpreh në një intervistë në “News24”, se politika dhe mediet greke janë vënë në mbrojtje të tij. Hoxha paralajmëroi se nëse hapen dy celularët e sekuestruar të Belerit,  janë një “thesar informaconi”, që sipas tij palës greke nuk i intereson që të hapen.

Artan Hoxha: Kemi të bëjmë me një cështje serioze. Mediet greke janë në mbrojtje të Belerit, grekët në mbrojtje të Belerit.Ne kemi një problem për kufijtë detare atje. Belerit i janë kapur dy celularë dhe kjo është arsyeja se pse e kanë takuar grekët në burg. Nëse hapen telefonat e Belerit është një çështje serioze.

Beleri është aty si përfaqësues i një pakice me interesa. Doli me flamurin e Vorio Epirit, nuk duhej të kishte kandiduar fare. Në fushatë kanë qenë dhe sigurimë grekë. Aty është blerë me 50 mijë lekë vota dhe 300 mijë sekserit. Ka prova që është kapur. Kjo gjë është dokumentuar. Janë dhënë për 8 vota për 400 mijë të vjetra. Nëse hapen telefonat e Belerit, janë thesar informacioni. Dhe ky vendimi i sotëm është certifikim i gjykatës së Vlorës.

Zoti Beleri e ka ndryshuar shumë herë emrin, edhe në fletën e votimit, e ka bërë Beleris. Sot ai nuk e ka marrë mandatin, por thjesht ka fituar zgjedhjet, por nuk ka bërë betimin.Një rast i ngjashëm ka qenë në Shkodër ku fitoi kandidati i PS dhe u rrëzua dhe nuk bëri betimin. Nëse Beleri nuk bën betimin, Këshilli i Ministrave ia heq mandatin dhe kërkon zgjedhje të reja në Himarë. E njëjta gjë u bë me Lefter Allën një muaj më parë. Ka ndodhur disa herë, por hetimi duhet të shkojë deri në fund. E di që nga pala greke janë shumë të interesuar që ato celularë të mos preken, të mos hapen.