MENU
klinika

Në Zveçan, të shtëna me armë dhe gaz lotësjellës

Përleshje mes protestuesve serbë dhe trupave të KFOR

29.05.2023 - 17:52

Trupat e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, janë përleshur në pasditen e së hënës më disa protestues serbë, të tubuar para ndërtesës së Komunës së Zveçanit.

Gjatë ndërhyrjes janë dëgjuar shpërthime të shumta dhe protestuesit janë parë duke hedhur gjësende në drejtim të trupave ndërkombëtare.

Serbët kanë protestuar që nga mëngjesi i 29 majit në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, duke kundërshtuar kryetarët e rinj shqiptarë të këtyre komunave dhe duke kërkuar largimin e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga veriu.

Përshkallëzohet situata në Zveçan, të shtëna me armë dhe gaz lotësjellës. Mësohet se ka pasur të shtëna me armë, janë hedhur granata nga serbët, ndërsa policia ka tentuar të shpërndarë turmën me gaz lotsjellës.

Pas tensionimit të situatës, është dashur ndërhyrja e forcave të KFOR, që ka shpërndarë protestuesit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Shërbimet ruse po punojnë nën “alibinë” e krijuar!"

Trazirat në veri të Kosovës/ Majko: Konflikti shqiptaro-serb, një hap larg


Ka dhënë kontribut të çmuar për Kombëtaren

Ish lojtari i Kombëtares kandidon për deputet

Vuçiç mungoi në hapjen e Notre Dame

Pse presidenti kishte frikë të shkonte në Paris

“Privilegj i madh të shërbej si ambasador në Kosovë”

Hovenier vlerësohet me urdhrin “Dr. Ibrahim Rugova”

Dy liderët flasin dhe për marrëdhëniet Prishtinë-Beograd!

Vuçiç takohet me Scholz, diskutojnë për nxjerrjen e litiumit në Serbi!

“Nuk do largohem nga Serbia siç veproi Assad në Siri”

Vuçiç akuza shërbimeve të huaja inteligjente: Duan të më rrëzojnë, por unë…