MENU
klinika

Pretendimet për manipulime në disa bashki

Bashkë Fitojmë kërkon rinumërimin e votave

24.05.2023 - 12:17

Koalicioni Bashkë Fitojmë ka kërkuar rinumërim votash në disa bashki.

Koalicioni ka kërkuar rinumërim në të gjitha kutitë e votimit në Bashkinë Rrogozhinë, për kryetarin por edhe për këshillat bashkiakë.

Gjtihashtu ka bërë kërkesë ankimore për Bashkinë e Kamzës, me pretendimin se në këtë bashki ka pasur një numër të lartë parregullsish.

Më tej ka kërkuar rinumërim të votave në Bashkinë e Kuçovës, dhe gjithashtu ka kërkuar pavlefshmëri në disa qendra votimi për Bashkinë e Krujës, Belshit.

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” pretendon se janë manipuluar votat në zgjedhjet lokale të 14 Majit.