MENU
klinika

Analiza

Pse mbështetësit e Trump janë kaq “të verbër”?

10.05.2023 - 19:00

Zhvillimet nga gjyqi ndaj ish-presidenti Donald Trump lidhur me akuzën për abuzim seksual ndaj kolumnistes E Jean Carroll, ngjarje e ndodhur në 1996.

Seanca gjyqësore filloi rreth orës 10 të mëngjesit të së martës. Në bazë të provave të paraqitura nga palët, juria mori vendimin për shpalljen fajtor të ish-presidentit.

Avokati i Trump, Joe Tacopina paraqiti të hënë në gjyq dëshminë e ish-presidentin, i cili ndër të tjera hodhi poshtë akuzat, duke pretenduar se ngjarja ishte një histori e sajuar me motive politike. Një argument tjetër që dhanë avokatët e ish-presidentit kundër paditëses, ishte se nëse ngjarja do të ishte e vërtetë, kolumnistja duhet ta kishte denoncuar 30 vite më parë, atëherë kur pretendoi se ndodhi sulmi seksual në dyqanin e rrobave.

Mbrojtja e ish-presidentit, ndër të tjera argumentoi se Carroll dhe dy gra, për të cilat ajo tha se i tregoi menjëherë për sulmin dhe që dëshmuan gjatë gjyqit, kishin planifikuar të prishnin ambiciet politike të ish-presidentit. 

Nga ana tjetër, avokatët e Carroll theksuan se Trump nuk dëshmoi dhe as nuk u paraqit në gjykatë për gjyqin. Mike Ferrara dhe Roberta Kaplan janë kundërpërgjigjur duke thënë se ky nuk është i vetmi rast ku ish-presidenti është përfshirë në sulm seksual, pasi ai është akuzuar nga shumë gra në të kaluar për të njëjtën vepër penale edhe pse asnjëherë nuk ishte dënuar.

Video: Hear Donald Trump announce his 2024 candidacy | CNN Politics

Ky gjyq ishte rezultat i të dytit nga dy paditë e ngritura nga Carroll kundër Trump. E para, e cila u depozitua në vitin 2019 përpara se të miratohej Akti për të Mbijetuarit e të Rriturve, pretendon vetëm shpifje – jo sulme seksuale – për komentet që Trump bëri pasi Carroll publikoi fragmentin e kujtimeve të saj që tregon përdhunimin e dyshuar. Padia e parë përballet me vonesa sepse u ngrit gjatë kohës që Trump shërbente si president dhe punonjësit e qeverisë përgjithësisht mbrohen nga pretendimet për shpifje, të cilat mund të shkaktojnë dështimin e çështjes së Carroll. Është shtyrë pa afat një muaj para se të fillonte gjykimi për padinë e dytë.

Vendimi i gjykatës për të shpallur fajtor ish-presidentin amerikan, Donald Trump për abuzim seksual nuk pritet të ndikojë në zgjedhjet presidenciale të 2024.

Meqenëse gjyqi ishte i natyrës civile dhe jo kriminale, Trump nuk do të përballet me një dënim  të ashpër apo burg, e as nuk mund të përjashtohet nga gara për Shtëpinë e Bardhë.

Verdikti civil nuk do të ketë ndikim te mbështetësit kryesorë të Trump, të cilët i shohin problemet e tij ligjore si pjesë e një përpjekjeje të bashkërenduar nga kundërshtarët për ta minuar atë.

Analistët amerikanë sqarojnë se edhe pse përpjekja e ish presidentit  për të rifituar Shtëpinë e Bardhë do të përballet me një realitet tjetër, pasi ai tani është ligjërisht i përcaktuar si një abuzues seksual, rezultatet nuk parashikohet të ndikohen nga ky vendim.