MENU
klinika

Alarmi i admiralit italian

Pse Putini po i ka kthyer sytë nga Mesdheu?

29.05.2023 - 13:40

Si të mos mjaftonte lufta në Ukrainë, e cila ka qenë “dhimbje koke” për të gjithë botën, tani një situatë gjithnjë e më e tensionuar po shfaqet në Mesdhe.

Ka qenë Admirali Enrico Credendino, shefi i Shtabit të Marinës italiane, i cili ka ngritur alarmin: “Rusët në Mesdhe kanë një qëndrim provokues që nuk është parë kurrë në të kaluarën”,  tha ai.

“Ishte “normale” në Detin Baltik, por nuk ishte këtu. Përkundrazi sot janë shumë agresivë, me qëndrime armiqësore dhe ky mund të jetë shkaku i një aksidenti për shembull,  atij mes dy anijeve ushtarake nga dy vende kundërshtare që “nuk e dimë se ku mund të çojë”, shtoi ai.

Në mars, disa varka ruse kishin kryer manovra kufitare edhe pranë ujërave italiane. Megjithatë, nuk është hera e parë që sipas Credendinos, skenari brenda pellgut të Mesdheut ka ndryshuar ndjeshëm që nga fillimi i konfliktit.

enrico credendino

“Mesdheu është një zonë gjeopolitike e paqëndrueshme ku Marinës i kërkohet të ketë një prani shumë më të lartë se në të kaluarën”, shpjegoi ai. “Deri 15-20 vjet më parë, amerikanët garantonin stabilitet, më pas me ardhjen e administratës së Obamës ata e zhvendosën fokusin e tyre në Indo-Paqësor duke lënë një boshllëk në Mesdhe”.

Nga migrimi te siguria e energjisë dhe ushqimit, Mesdheu është shfaqur si një front i anashkaluar në luftën e Rusisë me Perëndimin.

Siç sugjeron edhe emri i tij, Mesdheu është një det që ndodhet midis tokave. Për mirë ose për keq, ajo lidh Evropën, Afrikën dhe Lindjen e Mesme, duke transportuar karburant, drithë dhe refugjatë nga një breg në tjetrin.

Si i tillë, ai mund të shërbejë si një burim stabiliteti për Evropën ose si një “vend përçarjeje” për vende si Rusia, apo edhe Kina, që kërkojnë ta kërcënojnë atë stabilitet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN