MENU
klinika

Analiza

Pse sulmi në Belgorod mund të përshkallëzojë luftën?

24.05.2023 - 14:27

Një sulm i papritur ndaj rajonit rus Belgorod, duket se ka alarmuar Rusinë, e cila akuzoi Ukrainën si organizatore, për inkursionin më të madh në territorin rus që nga fillimi i ofensivës ruse në Ukrainën fqinje.

Madje, ky u konsiderua si sulm që tregon se lufta po futet brenda Rusisë.

Megjithatë, Kremlini ka mohuar çdo thashethem, duke thënë se e kishte “shkatërruar” grupin qëe sulmoi rajonin një ditë më parë.

“Në operacionin kundër terrorizmit, me ndihmën e forcave ajrore dhe artilerisë dhe me veprimet e njësive të mbrojtjes kufitare të Qarkut Ushtarak Perëndimor, u ndaluan dhe u shkatërruan formacionet nacionaliste ukrainase”, thuhet në njoftimin për shtyp nga Ministria ruse e Mbrojtjes.

“Nacionalistët e mbetur u zmbrapsën në territorin ukrainas, ku sulmet ajrore vazhduan, deri në shkatërrimin e tyre të plotë,” shtoi ministria, duke thënë se më shumë se 70 terroristë ukrainas u vranë.

Russian city of Belgorod 'breached in an embarrassing way'.

Ministria, si zakonisht, nuk specifikoi numrin e viktimave në radhët e saj apo dëmet e shkaktuara në këtë sulm, më i madhi i këtij lloji në territorin rus.

Rusia akuzon Ukrainën se qëndron pas këtij sulmi ndërkufitar terrorist, të cilin Kievi e mohon, duke thënë se është kryer nga luftëtarët rusë që kundërshtojnë presidentin rus Vladimir Putin.

Përgjegjësia për sulmin u mor në kanalin Telegram nga një grup që e paraqet veten si “Legjioni i Lirisë Ruse”, i cili përfshin luftëtarë që luftojnë në anën ukrainase dhe më parë ka pretenduar se qëndron pas sulmeve të ngjashme po në të njëjtën zonë.

Një grup tjetër i ngjashëm i quajtur “Trupat Vullnetare Ruse” mori pjesë në operacionin, që la dy civilë të plagosur dhe zhvendosi qindra njerëz, banorë të zonave ndërkufitare.