PSG fitoi 1-2 me Auxerre për javën e 36-të në Ligue I. Skuadra e Galtier iu fal golave të Mbappe në minutat 6 dhe 8. Në vetëm dy minuta, sulmuesi i PSG vendosi ndeshjen duke bërë që goli i Sinayoko te vendasit në minutën e 51 të shërbente sa për statistika.
Me 84 pikë dhe dy javë nga fundi i sezonit, PSG-së i mjafton një barazim në ndeshjen e radhës për të zyrtarizuar titullin kampion. Gjashtë pikë më shumë se Lensi i vendit të dytë, PSG ka dominuar këtë sezon në kampionatin francez.
Duket se tifozët nuk janë shumë të gëzuar për këtë sukses, duke dashur një dominim edhe në Europë. Kujtojmë se PSG u eliminua edhe këtë sezon nga Liga e Kampioneve, me drejtuesit që pritet të bëjnë ndryshime në verë, duke nisur nga largimi i Messit.