MENU
klinika

Analiza

Pushtimi i Tajvanit, Kina po hedh hapin e parë…

25.05.2023 - 14:26

Amerika dhe aleatët e saj së shpejti do të testohen nga një krizë në detet e Kinës Jugore.

Kështu pretendon ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, John Bolton. Ai beson se Kina po mendon të vendosë një “bllokadë” rreth Tajvanit, përpara se të përpiqet të pushtojë ishullin.

Retorika e nxehtë nga të dyja palët kohët e fundit ka ngjallur frikë nga konflikti, megjithatë analistët si ish-ambasadori i OKB-së Bolton besojnë se Kina do të marrë një qasje të ndryshme pasi do të dëshironte të mbante të paprekur infrastrukturën e ishullit, raporton Daily Express US.

Bolton beson se një “bllokadë ajrore dhe detare” e zgjatur mund të përdoret fillimisht nga Kina për të vlerësuar reagimin e Amerikës dhe aleatëve të saj.

“Në këtë pikë, skenari më i mundshëm, jo më pak i rrezikshëm, thjesht një skenar i ndryshëm sesa një pushtim i drejtpërdrejtë është se ato krijojnë pretekstin për një lloj krize mbi Tajvanin”, tha Bolton.

Ai paralajmëroi se SHBA-ja “nuk është e gatshme për këtë për momentin” dhe se vetë mbrojtja e Tajvanit duhet të përmirësohet për t’i lejuar Amerikës dhe forcave aleate të mobilizohen nëse Kina vepron.

Ai tha: “Nëse vendoset bllokada, duhen burimet, ato civile dhe ushtarake, deri sa të thyhet bllokada”.

Uashingtoni ka punuar disi për të rritur aftësitë vetëmbrojtëse të Tajvanit dhe muajin e kaluar u njoftua se Taipei kishte blerë 400 raketa anti-anije Harpoon.

Megjithatë, Bolton paralajmëroi që të mos nënvlerësohet rrezikun e situatës.

Bolton tha se aleatët e NATO-s në Evropën Lindore janë “gjithnjë e më shumë” të vetëdijshëm për kërcënimet nga Rusia dhe Kina, por pjesa tjetër e Perëndimi duhet të jetë edhe më vigjilent.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Lufta e Re e Ftohtë”

Amerika, Kina dhe jehona e historisë