MENU
klinika

“South Outdoor Festival”

Qindra turistë në Borsh, lojëra dhe koncerte

28.05.2023 - 10:55

“South Outdoor” ka mbledhur qindra shqiptarë dhe turistë të huaj në Borsh, aty ku këtë fundjavë po zhvillohet festivali.

Në edicionin e gjashtë, janë zhvilluar disa aktivitete, lojëra dhe koncerte deri në orët e para të mëngjesit.

Këtë të diel, kryeministri Edi Rama postoi disa foto që përcjellin atmosferën nga fshati turistik në jug të vendit.

“Mirmëngjes dhe me këto copëza momentesh që ofron Borshi, ku turistë shqiptarë e të huaj janë bërë pjesë e South Outdoor Festival, ju uroj të diel të mbarë”.