Pjesëmarrja në votimin e 14 majit do të jetë e ulët për një arsye fare të thjeshtë – rreth 42% e zgjedhësve të listave zyrtare janë në emigracion. Atyre ende nuk u janë krijuar kushtet për të votuar atje ku kanë emigruar, dhe vetëm fare pak vijnë me autobuzë, targete e avionë, për të votuar në atdhe.
Nga 3.65 milionë zgjedhës që janë në listat zyrtare, rreth 1.52 milionë (42%) janë në emigracion dhe vetëm 2.13 milionë banojnë këtu. Kështuqë, nëse vetëm 42% e zgjedhësve votjnë më 14 maj, nuk duhet konsideruar një pjesëmarrje e ulët për zgjedhje lokale, sepse po aq (42%) janë në emigracion…
Llogaritjet e përafërta të mësipërme janë bazuar në të dhënat e popullsisë sipas qarqeve nga INSTAT-i, si dhe në të dhënat e KQZ-së për zgjedhësit (edhe këto të detajuara sipas qarqeve). Në tabelën e mëposhtme jepen llogaritjet e përafërta për secilin nga 12 qarqet.