MENU
klinika

Nuk u plotësua kërkesa e tyre

Rusia gati për t’u tërhequr nga marrëveshja e grurit

02.05.2023 - 17:50

Kremlini njoftoi sot se rruga për zgjatjen e marrëveshjes së grurit të Detit të Zi po mbyllet dhe se  bisedimet mes palëve po vazhdojnë, por pa asnjë rezultat.

Rusia ka paralajmëruar se po përgatitet të tërhiqet nga marrëveshja më 18 maj nëse kërkesat e saj për të lehtësuar kufizimet në eksportet e saj bujqësore nuk plotësohen.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve sot se pjesa e marrëveshjes që ka të bëjë me interesat e Rusisë nuk ishte zbatuar, por dialogu po vazhdonte.

“Kontaktet janë duke vazhduar, por deri më tani nuk kanë sjellë ndonjë rezultat ”, tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Si mund të realizohet operacioni i eksportimit

A do të ulë çmimet marrëveshja e grurit Rusi – Ukrainë?