MENU
klinika

Analiza

Sa shanse ka që Trump të bëhet sërish president?

11.05.2023 - 16:04

Një ditë pasi Donald Trump u inaugurua si President i Shteteve të Bashkuara në 2017, gratë dolën në rrugë në protestë.

Deri më sot, 26 gra e kanë akuzuar ish-presidentin dhe sërish aspirant për abuzim. Megjithatë, pesë vjet pas protestës së parë, Trump është shpallur fajtor.

Në Nju Jork, gjithashtu vendi i akuzës së fundit të Trump në një çështje të veçantë penale, një juri ra dakord unanimisht se Trump ishte përgjegjës për abuzim seksual dhe sulm, dhe se ai gjithashtu kishte shpifur për E. Jean Carroll, që e akuzoi atë.

Juria vendosi po ashtu që Trump të paguajë 5 milion dollarë për dëmin që i ka shkaktuar kolumnistes për sulmin e vitit 1996.

S’ka dyshim se Trump do të përdorë taktikat e tij për të zvarritur çështjen dhe për të ngritur kundërpadi.

Është sigurisht e mundur që akuzat për abuzim dhe sjellje të pahijshme kriminale do ta dëmtojnë atë politikisht.

Madje diskutohet edhe se mund të sinjalizojnë përfundimisht fundin e karrierës së tij politike.

Por, si gjithmonë me Trump, ka shumë më tepër gjëra në rrezik sesa fati i tij individual politik.

Në vitin 2017, miliona gra dolën në rrugë për të protestuar kundër presidentit të ri.

Ata po reagonin gjithashtu ndaj diçkaje shumë më të madhe, ndaj një sulmi të vazhdueshëm mizogjinist dhe racist ndaj të drejtave dhe autonomisë së grave.

Në vitet që pasuan, Trump dhe lëvizja politike që e mbështet atë e kanë mundësuar këtë qëllimisht.

Aftësia e Trump për tu zgjedhur president para disa vitesh, edhe me 26 akuza për sulm seksual mbi kurriz u mundësua nga kushtet strukturore të politikës dhe kulturës amerikane.

Ndaj edhe këtë herë, fatkeqësisht duket se akuzat s’do të jenë problem për të, për zgjedhjet në 2024.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN