MENU
klinika

"Ukraina s’është inkurajuar të godasë jashtë kufijve të saj"

SHBA i përgjigjet Rusisë: Nuk kemi ‘asnjë rol’ në sulmin me dron

04.05.2023 - 19:35

Shtëpia e Bardhë ka kundërshtuar pretendimet ruse se Shtetet e Bashkuara të Amerikës organizuan një sulm të supozuar me dron në Kremlin, dje. Më herët sot, zëdhënësi i Kremlinit pretendoi pa asnjë provë, se SHBA-të ishin përgjegjëse për incidentin,

Dmitry Peskov tha se Ukraina e kreu sulmin sipas udhëzimeve të Uashingtonit. Mirëpo, zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, i tha transmetuesit MSNBC se pretendimet ishin të rreme dhe se ata nuk e inkurajuan Ukrainën të godiste jashtë kufijve të saj.

Në një intervistë të veçantë, John Kirby përsëriti se Shtetet e Bashkuara nuk kishin “asnjë rol” në incident.

“Unë thjesht do t’ju thoja se z.(Dmitry) Peskov gënjen. Dua të them, është padyshim një pretendim qesharak. Shtetet e Bashkuara nuk kishin asnjë lidhje me këtë. Ne as nuk e dimë se çfarë ndodhi këtu.

Por unë mund t’ju siguroj se Shtetet e Bashkuara nuk kishin asnjë rol në të”, është shprehur zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.