MENU
klinika

Psikologët vënë re detajin

Shkaktoi masakër në Serbi, djali vrasës kërkon çdo ditë të lirohet

26.05.2023 - 10:16

Djali 13-vjeçar që vrau 9 bashkëmoshatarë dhe një roje shkolle më 3 maj krëkon të lirohet nga institucioni i psikiatrisë ku edhe mbahet që prej ngjarjes së ndodhur. Siç bën me dije edhe “Blic”, mjekët po i bëjnë një sërë ekspertizash dhe diagnostifikimesh. Gjatë gjithë kësaj kohe ai nuk është penduar, është i qetë dhe nuk ka kërkuar të kontaktojë askënd. Por ka bërë vetëm disa pyetje: Kur do dal? Cilat janë pasojat e asaj që kam bërë? Megjithatë ditët e fundit ai është bërë më këmbëngulës dhe po u bën presion mjekëve që ta lirojnë – gjë që sigurisht nuk bëhet fjalë.

Djaloshi vrasës u bën çdo ditë mjekëve pyetjen “a do të dal sot?”, duke komentuar se “nuk ka më arsye të mbahet i mbyllur”; ndërsa nga ana tjetër, mjekët besojnë se djali vrasës është ende rrezik për mjedisin dhe se ekziston mundësia e përsëritjes së veprës penale të njëjtë apo të ngjashme.

Aktualisht ai është vrasësi më i ri në historinë e botës- asnjë fëmijë nën moshën 14 vjeç nuk ka vrarë aq njerëz sa ai.

Bazuar në të gjitha informacionet, ekspertët besojnë se i mituri për disa arsye nuk ka një përbërës të rëndësishëm të personalitetit, të ashtuquajturën superego. Sipas teorisë së Sigmund Frojdit, themeluesit të psikanalizës, superego është përbërësi etik i personalitetit të dikujt që i jep një personi standardet morale mbi bazën e të cilave ai sillet. Superego zhvillohet më së shumti gjatë 5 viteve të para të jetës dhe gjatë kësaj periudhe fëmija thith standardet morale të prindërve të tij, traditat e familjes dhe shoqërisë në të cilën rritet. Në këtë mënyrë, tek ai formohen një superego, e cila kontrollon agresionin dhe impulset e tjera të padëshirueshme shoqërore.

Kur një fëmijë ka një superego të zhvilluar siç duhet, ai ndjen faj ose ankth kur shkel standardet etike. Tek i mituri nga Beogradi kjo nuk ekziston! Ai nuk ndjen faj apo emocione – as pozitive dhe as negative ndaj miqve të tij. Ai është plotësisht i qetë dhe nuk merr as qetësues, sepse as nuk i duhen. Siç mëson “Blic”, mjekët, si zakonisht në këto raste, do të shqyrtojnë marrëdhënien e djalit me nënën e tij dhe nëse ajo i sjell emocione negative.

Sipas të dhënave të deritanishme, nëna e ka detyruar në mënyrë “spartane” djalin që të jetë më i mirë se të tjerët në shkollë dhe më gjerë, ndonëse kjo nuk mund të jetë asnjëherë arsyeja e vetme dhe kryesore pse ai vrau shokët e klasës. E po ashtu, nga testet e kryera u konstatua se djali vrasës kishte inteligjencë mesatare dhe nuk ishte “gjeni”, siç e paraqisnin dhe i drejtoheshin prindërit, apo edhe siç u mendua fillimisht.

Aktualisht babai i djalit është në burg pasi akuzohet se ka trajnuar më parë djalin e tij 13-vjeçar të merret me armë zjarri dhe municione, ndërsa e ëma dhe e motra e tij kanë ikur nga Serbia pasi kanë frikë nga një hakmarrje e mundshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Autori s'do ta shohë më dritën e diellit"

Masakra me 8 viktima, Vuçiç: Akt terrorist!

Dëshmia: Babai i një nxënësi pa rojën e vrarë...

Masakra në shkollën fillore në Serbi me 9 të vdekur!

14-vjeçari mbajti shënim inicialet e viktimave

Masakra në Serbi, çdo gjë u planifikua me laps e letër