MENU
klinika

Emrat

Shpërthen bombola e gazit në Patos, lëndohen 3 persona

29.05.2023 - 10:13

Një bombol gazi ka shpërthyer paraditen e sotme në Patos. Si pasojë janë plagosur tre persona, të cilët kanë pësuar djegie në trup dhe janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë  ndihmë mjekësore.

Bëhet fjalë për shtetasit Fatmir Saliaj dhe Ylvie Saliaj, dhe vajza e tyre Daniela Shpërdheja.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Fier/Informacion paraprak :

Rreth orës 09:15, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit nga një bombul gatimi, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit F. S., 69 vjeç, në lagjen “Grizë”, Patos.

Si pasojë, ka pësuar djegie trupore shtetasi F. S., shtetasja Y. S., 67 vjeçe dhe shtetasja D. Sh, 40 vjeçe, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shpërthen bombola e gazit në Tiranë dhe Pogradec, tërmet në Elbasan

6 arsye pse nevojitet Sigurimi i Pronës

Shpëtojnë dy të moshuarit

Shpërthen bombola e gazit në Pogradec