MENU
klinika

Zgjidhje përfundimtare për pronat

Si do bëhet kompensimi i ish-pronarëve

25.05.2023 - 18:35

Qeveria ka rishikuar ligjin e pronave për të mbyllur procesin e nisur 30 vite më parë. Me ndryshimin e fundit, pronat e lira do të kthehen pa kufizim tek ish-pronarët, ndërsa për tokat e zëna nga ndërtimet, pronarët do të marrin kompensim.

Pronat e lira do të kthehen pa kufizim tek pronarët e vjetër. Qeveria ka ndërhyrë sërish në ligjin e vitit 2015 për trajtimin e pronës, për të përshpejtuar dhe zgjidhur përfundimisht problemin e 27 mijë pretenduesve të pronave të konfsikuara nga regjimi komunist.

Ndryshimet në ligj, edhe pse të vonuara në kohë tashmë kanë logjikë në trajtimin e pronës, pasi toka ose trualli do të kthehen tek i zoti, ndërsa në sipërfaqet e ndërtuara pa leje, ish-pronarët do të marrin kompensim në lekë, jo më pak se 10% të vlerës aktuale.

Rekomandimet e dhëna nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në vendimin “Beshiri kundër Shqipërisë”, dhe Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në 2021-shin i kanë hapur rrugë rishikimit të ligjit, dhe tashmë do të filloj procedimin administrativ për dosjet e patrajtuara, ku ftohen 7000 pronarë të dërgojnë dokumentet në Agjencinë e Pronave.

Kjo e fundit fton edhe subjektet që i janë drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë për kërkesat e patrajtuara për njohjen apo vlerësimin financiar të pronës, të heqin dorë nga gjykimi i çështjes dhe të paraqesin kërkesë pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronave për shqyrtimin e dosjes së tyre.

Sipas qeverisë, vlerësimi financiar i bërë deri më tani për 20 mijë kërkesa arrin në 101 mld lekë, ndërsa janë likujduar vetëm 974 vendime.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN