MENU
klinika

Zbulohet strategjia e re

Si do ta luftojë NATO Rusinë tani e tutje

14.05.2023 - 09:00

Shpesh, aleanca më e madhe e mbrojtjes në botë, NATO, është konsideruar si e vjetruar, e paaftë për t’iu përshtatur realitetit në të cilin jetojmë. Madje, dikur presidenti Emmanuel Macron, tha se NATO po pësonte “vdekje cerebrale”. Për të shmangur pikërisht këto etiketime dhe perceptime, organizata po punon për rishikimin e strategjisë së saj dhe përshtatjen e saj me dy nevojat urgjente të momentit: grupet terroriste, por mbi të gjitha Rusia, e konsideruar si një kërcënim. NATO po përshpejton planin operacional, të aftë për t’iu përgjigjur realitetit të ri gjeopolitik në zhvillim, në “riorganizimin më të madh që nga Lufta e Ftohtë”. Ndonëse duket si punë e thjeshtë, janë rreth 4000 faqe draftesh që lidhen me tema të ndryshme. Flitet, për shembull, për reformimin e disa metodave ushtarake, për favorizimin e vendosjes së batalioneve më të vogla për ndërhyrje të mëdha rajonale, për t’iu përgjigjur kërcënimeve nga Rusia , armiku de fakto numër një i Aleancës Atlantike, dhe për rishikimin e përgjigjeve, për skenarët e mundshëm. Kjo dosje pritet të miratohet në samitin e Vilniusit në Lituani në korrik, kur do të mbahet një takim i nivelit të lartë.

Strategjia e re
“Aleatët do të dinë saktësisht se çfarë aftësish dhe forcash u nevojiten, duke përfshirë ku, çfarë dhe si t’i dislokojnë ato forca,” tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në një takim me udhëheqësit ushtarakë të NATO-s në Bruksel. “Planet rajonale do të kërkojnë një model të përmirësuar të forcës së NATO-s për të prodhuar më shumë trupa shumë të gatshme në të gjithë Aleancën tonë,” tha Admirali Rob Bauer, kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s. Shkurtimisht, ndërsa në qendër të vëmendjes është lufta në Ukrainë, Aleanca Atlantike po përpunon rregullat e saj. Kjo në mënyrë që, nga njëra anë, të ketë aftësi të reagojë kundër sulmeve hipotetike të armikut në territorin e tyre dhe nga ana tjetër të veprojnë efektivisht kundër dy kërcënimeve kryesore. “Për herë të parë që nga Lufta e Ftohtë ne do të kemi objektiva të aftësive të bazuara në kërcënime”, tha Admirali Bauer.

Objektivat dhe kërcënimet
Sipas informacioneve, strategjia e NATO-s ka disa nivele. Ato variojnë nga niveli kombëtar, i ashtuquajturi “kapelë strategjike”, e cila mbulon tre zona të mëdha, Atlantiku Verior, Evropa Qendrore dhe Jugore, nga Spanja në Turqi, deri në një analizë të detajuar të kërcënimeve dhe reagimeve sipas fushës: tokë, det, ajrit, hapësirës ajrore dhe hapësirës kibernetike. Kërcënimet dhe skenarët e marrë në konsideratë janë të shumëfishta. Edhe këtu, diapazoni është i madh dhe varion nga mundësia që Rusia të vendosë mijëra ushtarë në kufijtë e krahut lindor të Aleancës deri te dobësitë e infrastrukturës së vendeve të NATO-s, si në rastin e tubacionit të gazir Nord Stream. Në skemën e re, angazhimi për të forcuar vetëm krahun lindor u përcaktua nevoja për të krijuar një strukturë të mirë mbrojtëse duke u mbështetur në një “qasje 360 gradë” duke përfshirë të gjithë territorin. Janë hartuar gjithashtu të ashtuquajturat plane rajonale të bazuara në brigada, të përbëra nga rreth 5000 ushtarë, të cilat kanë më shumë se një strukturë fikse dhe shpërndahen më shpejt dhe më me efektivitet.

Ndryshimet kryesore
Megjithatë, liderët duhet gjithashtu të jenë largpamës dhe të përgatiten për të kundërshtuar jo vetëm kërcënimin aktual të Rusisë, por edhe atë të Kinës, të cilën Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së Lloyd Austin e ka përcaktuar si sfidën kryesore për një afat të gjatë. Gjithashtu, siç shkruan Foreign Policy, duhet kuptuar se shtylla kurrizore e NATO-s, dikur e përqendruar në Paris dhe Berlin, po zhvendoset drejt lindjes dhe tani shtrihet nga Helsinki në Detin e Zi. Kombet e Evropës Lindore, domethënë Polonia, Rumania, Finlanda dhe shtetet baltike, e kuptojnë më qartë se fqinjët e tyre perëndimorë kërcënimin e paraqitur nga Rusia dhe rëndësinë e vendosmërisë kolektive përballë saj. Për shembull, ndoshta asnjë vend evropian nuk është përkushtuar dhe sakrifikuar më shumë për të përballuar sfidën e imponuar nga Rusia sesa Polonia, dhe NATO duhet ta vërë re këtë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ligjvënësit amerikanë i bëjnë thirrje

“Biden të angazhohet për zgjidhjen e tensioneve”

Propozimi ‘bombë’ i SHBA-së për Turqinë

“Dërgoni në Ukrainë sistemin raketor rus!”