MENU
klinika

25 ushtarë të plagosur në Zveçan

Situata e tensionuar në veri të Kosovës, reagon KFOR

29.05.2023 - 20:30

KFOR-i ka njoftuar se 25 ushtarë të këtij misioni janë plagosur në Zveçan gjatë protestave nga qytetarët serbë.

KFOR-i ka thënë se pasditen e sotme njësitë janë dislokuar në 4 komunat e veriut të Kosovës për të frenuar demonstratat e dhunshme që ndodhën pasi kryetarët e sapozgjedhur të komunave u përpoqën të ushtrojnë detyrën nga ndërtesat e kuvendeve komunale, raporton Koha.

Gjatë protestave, KFOR-i ka thënë se disa ushtarë të kontingjentit italian dhe hungarez të KFOR-it ishin objekt i sulmeve të paprovokuara.

Sipas këtij misioni, ushtarët kanë pësuar thyerje në pjesë të ndryshme të trupit dhe kanë marrë djegie nga shpërthimi i mjeteve piroteknike.

KFOR-i ka thënë se ata kanë marrë trajtim mjekësor të menjëhershëm nga njësitet mjekësore të KFOR-it dhe aktualisht janë nën vëzhgim të ekipeve mjekësore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Serbët protestojnë para ndërtesa të komunave

Tensionet në veri, policia hedh gaz lotsjellës

Lëndohen 20 ushtarë të KFOR-it

Serbët godasin trupat ndërkombëtare