MENU
klinika

Rikthehet pas 3 vitesh

Sylvinho zbardh emrat për qershorin!

27.05.2023 - 15:40

Trajneri i Kombëtares kuqezi, Sylvinho ka zbardhur këtë të shtunë listën e 27 futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet kualifikuese të Euro 2024 që zhvillohet në Gjermani.

Kuqezinjtë luajnë në datën 17 qershor me Moldavinë në Tiranë, teksa tre ditë më vonë (20 qershor) zhvillohet transferta me Ishujt Faroe. Kujtojmë se Shqipëria e futbollit ka zhvilluar vetëm një duel në grupin E, me tanët që humbën 1-0 në transfertë me Poloninë. Bie në sy se braziliani nuk i ka besuar emrave të Superligës, duke ftuar vetëm Andi Hadrojin, mbrojtësin e djathtë të Partizanit.

Do të jenë katër portierë të ftuar në grumbullim dhe përveç Etrit Berishës, Thomas Strakoshës e Elhan Kastratit në listë është edhe Simon Simoni, portieri i Kombëtares U-21 i cili vjen për herë të parë me ekipin në një ndeshje zyrtare.

Në mbrojtje rikthehen Berat Gjimshiti dhe Ardian Ismajli, të cilët munguan në mars ndaj Polonisë pë shkak dëmtimi, ashtu si edhe Adrian Bajrami, i cili është ftuar për këto sfida.

Emrat e tjerë që përbëjnë repartin e mbrojtjes janë Ivan Balliu, Elseid Hysaj, Federic Veseli, Enea Mihaj dhe Andi Hadroj, ndërkohë që një tjetër risi është Mario Mitaj, i cili gjithashtu vjen nga Kombëtarja U-21.

Edhe në mesfushë ka një rikthim të rëndësishëm, pasi Keidi Bare e ka lënë pas dëmtimin dhe është plotësisht i gatshëm për Kombëtaren në këto ndeshje të rëndësishme. Klaus Gjasula, Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Amir Abrashi, Nedim Bajrami, Keidi Bare, Qazim Laçi dhe Anis Mehmeti plotësojnë këtë repart.

Për sulmin trajneri Silvinjo ka ftuar plot 6 lojtarë, teksa edhe në këtë repart ka dy ndryshime krahasuar me grumbullimin e fundit. Do të rikthehet në skuadër Armando Sadiku, ndërkohë që trajneri ka ftuar edhe Ernest Muçin, teksa së bashku me Myrto Uzunin, Taulant Seferin, Jasir Asanin dhe Sokol Cikalleshi do të plotësojnë ofensivën kuqezi.

Lista:

Flet presidenti: Askush nuk mund të luajë me dinjitetin tonë

Incidenti me Rei Manajn, Federata Turke hap zyrtarisht hetim

Paraqitje dinjitoze e Enea Mihajt

Mbrojtësi shqiptar shkëlqen ndaj Portos

U fut në historinë e klubit

Granada i bën jehonë rekordit të Uzunit

"Kam luajtur i sëmurë për Sivasporin…"

Rei Manaj: Refuzova super oferta dhe nuk më vlerësuan