MENU
klinika

Më shumë se gjashtë vite bashkë

Taylor Swift zbulon arsyen e ndarjes nga Joe Alwyn

28.05.2023 - 11:34

Taylor Swift ka lënë të kuptohet se çfarë e çoi në ndarjen e saj nga Joe Alwyn, ishte fakti se ai nuk donte të martohej me të.

Së fundmi fituesja e “Grammy” publikoi një këngë të re të titulluar “You’re Losing Me”, e cila është e disponueshme vetëm në disa kopje fizike të albumit të saj “Midnights (The Til Dawn Edition)”.

Ndonëse ajo ende nuk ka konfirmuar nëse kënga ka të bëjë me Alwyn-in, dyshja ndanë rrugët e tyre muajin e kaluar pas më shumë se gjashtë vitesh lidhje dhe Sëift është e famshme për përshkrimin e marrëdhënieve të saj në këngë.

Në një frazë të këngës Sëift pretendon se ka dhënë “ndjeshmëri të pafund” dhe përfundon me pranimin e saj: “As unë nuk do të martohesha me mua. Një kënaqësi e njerëzve patologjik. Kush donte vetëm ta shihje atë”, kjo ka mjaftuar që fansat të aludojnë që kjo është arsyeja pse ata i ndanë rrugët.

Edhe pse as Swift dhe as Alwyn, nuk e kanë adresuar publikisht ndarjen e tyre, një burim tha në prill se “nuk ishte dramatike”, duke shtuar se marrëdhënia thjesht nuk funksionoi”.

Sidoqoftë, Swift, në fillim të këtij muaji u përfol për “romancën e saj të re” me frontmenin e “The 1975”, Matty Healy dhe Alëyn thuhet se “ndihet i mërzitur dhe i shqetësuar” që ajo vazhdoi me lidhjet kaq shpejt.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Theu rekordin e mbajtur nga Whitney Houston

Cili ishte albumi më i suksesshëm muzikor i vitit 2020?

Shoqëria e ngushtë mes Taylor Swift dhe Gigi Hadid

Gjatë shtatzënisë së saj, Taylor Swift i ka qëndruar pranë

Detaji që i bëri fansat të dyshonin

Taylor Swift është fejuar?

“Është shumë e lumtur”

Taylor drejt altarit me djalin e ëndrrave


Sekretet e kombinimit të ngjyrave

Si të krijoni pamje elegante dhe harmonike

Këngëtarja nuk do të lidhet më me asnjë pas ndarjes nga Ben Affleck

J Lo e “mbyll” kapitullin e historive të dashurisë?

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë