MENU
klinika

Policia në kërkim të 4 autorëve

Të shtëna me armë në Kuçovë, i riu nga Tirana plagoset pas konfliktit

27.05.2023 - 08:42

Denald Grymshi, një 24 vjeçar nga Tirana, ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Kuçovë. Pak para mesnate, rreth orës 23.30, ky shtetas ka mbërritur i plagosur në spital, me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit.

Denald Grymshi është sjell në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi raportohet se është në gjendje të rëndë për jetën.

Specialistët për hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kuçovë në bashkëpunim me shërbimet e DVP Berat, kanë bërë të mundur identifikimi dhe shpalljen në kërkim e autorëve të dyshuar, shtetasve:

  • Ledio Serdari, 22 vjeç, banues në Kuçovë
  • Albion Thoma, 22 vjeç, banues në Kuçovë
  • Vasil Prendi, 23 vjeç, banues në Kuçovë
  • Arben Tabaku, 23 vjeç, banues në Kuçovë

Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, në lagjen 1Maj, Kuçovë, kanë plagosur me armë zjarri shtetasin Denald Grymshi. Vijon puna për kapjen e 4 shtetasve të shpallur në kërkim dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat:

Rreth orës 23:30, të mbrëmjes së djeshme, është paraqitur për ndihmë mjekësore në Spital, i plagosur me armë zjarri, shtetasi D.G., 24 vjeç, banues në Tiranë, i cili po merr ndihmë mjeksore në spital.

Si rezultat i punës hetimore profesionale intensive të bërë nga specialistët për hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kuçovë në bashkëpunim me shërbimet e DVP Berat, u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorëve të dyshuar, shtetasve: L.S., 22 vjeç, A.Th., 22 vjeç, V.P., 23 vjeç, dhe A.T., 23 vjeç, të katërt banues në Kuçovë.

Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, në lagjen 1Maj, Kuçovë, kanë plagosur me armë zjarri shtetasin D.G. Vijon puna për kapjen e 4 shtetasve të shpallur në kërkim dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.