MENU
klinika

TEC-et lundruese

Ambientalisti denoncon para SPAK

05.05.2023 - 12:00

Ambientalisti Lavdush Feruni në një deklaratë për mediat tha se vendosja e TEC-ve në gjirin e Vlorës do të ishte një katastrofë mjedisore, pasi shkaktojnë një ndotje të madhe.

Feruni pas daljes nga SPAK ku është kallëzuar për shpifje lidhur me deklarata që ka bërë për TEC-et lundruese, tha se këto të fundit nuk janë vendosur në punë deri më tani dhe se i ngjasin aferës së incneratorëve, ndaj dhe do të denoncojë vazhdimisht në media.

“Shpifja që kam bërë unë është Lavdush Teruni ka thënë që TEC-i pushtues i Bangladeshit po i afrohet Vlorës. Dhe a do ta japim Vlorën, kjo është ajo që kam thënë unë në median e shkruar, është e sigurt që TEC ka ardhur nga Bangladeshi dhe me këtë parullë ne bëjmë një protestë kur anijet mbërritën në Vlorë. Këtë slogan ne e kemi dhe do e shpalosim dhe nesër si shoqëri civile, kjo është akuza që është bërë. Ne do denoncojmë në media. TEC në Vlorë nuk janë ndezur, se ndryshe nëse do të djegin 600 ton në ditë do të ishte një katastrofë mjedisore, më ngjason si inceneratorët, më vjen mirë që sot po flitet. Është pozitive dhe preteksti për shpifjen, do flitet më shumë deri sa të dalë e vërteta. E vërteta është se qeveria ka gabuar, nuk duhet që në gjirin e Vlorës të bëhet një hap fosilesh dhe bashkëjetesa e këtyre kompanive që i janë vërsulur Vlorës, është naivitet ose aferë korruptive e përmasave gjigande”, tha ai.

Dyfishim i vizitorëve në atraksionet gjatë gjithë vitit

“Travel and Tour World”: Bumi turistik i Përmetit!

Do hetohen shkaqet që sollën situatën problematike

KLSH nis auditim pas përmbytjeve në Vlorë

Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Sarandë

Si në filma, 65-vjeçari goditet për vdekje me shishe në fytyrë