Tensionet në veri të Kosovës vijojnë që prej ditës së premte, kur serbët penguan kryetarët e rinj të komunave që të futeshin në zyra.
Ndërkohë në orët e para të mëngjesit të sotëm, grupime qytetarësh serbë janë mbledhur në komunat e Leposaviçit, Zubin Potokut dhe Zveçanit, ku edhe ka prani të shtuar të forcave të policicisë dhe KFOR-it.
Sipas medieve kosovare raportohet se policia ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit në Zveçan.
Kujtojmë se ditën e premte kryetarët e Leposaviçit, Zveçanit e Zubin Potokut u penguan nga protestuesit serbë që të hynin në zyrat e tyre, gjë që solli edhe përplasjen e tyre me forcat e policisë së Kosovës.
Kjo e fundit përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë qytetarët. Nga përplasjet në veri mbetën të plagosur. Ndërkombëtarët bëjnë thirrje që palët të ulin tensionet dhe të qetësojnë menjëherë situatën.