Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha sonte se Albin Kurti ka vetëm një dëshirë – të shkaktojë konflikte në Kosovë dhe Metohi dhe të shkaktojë një konflikt të madh ndërmjet serbëve dhe NATO-s, e të çojë në gjakderdhje në të gjithë rajonin. Vuçiç theksoi se Kurti është i vetmi fajtor për këtë që po ndodh.
Në një fjalim jo të zakonshëm në Presidencë, Vuçiç tha se pakkush dëshironte të kuptone thelbin e gjithçkaje që po ndodh në Kosovë, edhe pse ne kemi muaj që themi se Kurti dëshiron që kjo të çojë në konflikt.
“Në tre ditët e fundit edhe një njeri i dobët dhe politikisht analfabet ka mundur të kuptojë se çfarë po përgatitej për sot dhe gjithçka në organizatën e Kurtit, me dëshirën për të pasur një konflikt të madh mes serbëve dhe NATO-s dhe ai që është i vetmi, për tu fajësuar për gjithçka që po ndodh, se ai lan duart nga Pilati dhe thotë se nuk ka lidhje me të”, tha Vuçiç.