MENU
klinika

Precedentët me Bylisin, Kamzën dhe Tërbunin

Tirana rrezikon përjashtimin nga Superliga!

26.05.2023 - 15:56

Tirana dhe Bylis barazuan dje 2-2 për javën e 35-të dhe të parafundit në Superligë. Dueli i zhvilluar në “Arena Egnatia” në Rrogozhinë pa dhunë në fundin e ndeshjes, teksa pas fërshëllimës së kryesorit Kridens Meta, tifozët bardheblu u futën në fushë dhe dhunuan arbitrat e ndeshjes.

Tanimë e gjithë vëmendja është te Disiplina, me Tiranën si organizatore e ndeshjes që rrezikon shumë. Bashkëkryesuesit e Superligës me Partizanin, Tirana duket se është larg titullit një javë nga fundi i sezonit, kjo për shkak të sjelljes së tifozëve për një penallti të dyshimtë të dhënë për Bylisin dhe moskonsultës me sistemin VAR.

Në futbollin shqiptar, ndët vite ka disa precedentë në lidhje me raste të ngjashme dhune. Në 2014, Bylis dhe presidenti Besnik Kapllanaj u përjashtuan nga gara pas dhunimit të delegatit Besnik Çela.

Në 2019 ishte radha e Kamzës për t’u përjashtuar, teksa kryesori Eldorjan Hamiti rrezikoi jetën në fushë. Rasti i fundit ishte këtë sezon në Kategorinë e Parë, me Disiplinën që përjashtoi dhe uli një kategori më poshtë Tërbunin, kjo për shkak të dhunës ndaj arbitrave. Veç kësaj, edhe humbja në tavolinë e Tiranës nuk përjashtohet.