26.05.2023 - 10:24
Ish-presidenti Dmitry Medvedev tha se Lufta në Ukrainë mund të zgjasë për dekada. Mediat e huaja shkruajnë se sipas Medvedev lufta mund të kthehet në një konflikt të karakterizuar nga periudha të gjata luftimesh të ndërthurura nga armëpushimet.
“Ky konflikt do të zgjasë një kohë shumë të gjatë, ka shumë të ngjarë dekada. Për sa kohë që ekziston një fuqi e tillë, do të ketë, të themi, tre vjet armëpushim, dy vjet konflikt dhe gjithçka do të përsëritet”, -tha Medvedev.
Kujtojmë se në janar, Medvedev tha se nëse Rusia mposhtet, mund të shkaktojë një luftë bërthamore.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Sukseset e presidentit rus
Kjo ishte dekada e Putinit!
Nga The New York Times