MENU
klinika

Profecia e finales nis nga uniforma

UEFA i miraton Interit kërkesën si në… tripletë

29.05.2023 - 12:28

Në datën 10 qershor do të luhet finalja e Ligës së Kampioneve mes Mançester Sitit dhe Interit. Me shortin e hedhur pak ditë më parë, Siti rezultoi të ishte skuadra vendase dhe Interi skuadra pritëse.

Kjo bën që “qytetarët” të kenë të drejtën për të zgjedhur uniformën e lojës dhe natyrisht ata do të luajnë me të kaltrën, që ka edhe si fanellë të parë. Ndërkohë, Interi i ka kërkuar UEFA-s që të luajë me uniformën e parë, atë zikaltër duke qenë se ngjyrat mund të dallohen lehtësisht.

UEFA e ka pranuar diçka të tillë dhe në finale, Interi do të luajë me fanellën zikaltër dhe me të shkurtrat e zeza. Në Itali, raportojnë se Interi ka besim se kjo uniformë i përfaqëson më mirë dhe iu kujton atyre finalen e 2010 kur fitonin ndaj Bajernit.