MENU
klinika

Autoritetet në Moskë nuk i kanë kthyer përgjigje letërporosive

Vdekja e 4 rusëve në hotel, Prokuroria e Durrësit pezullon hetimet

28.05.2023 - 10:50

Prokuroria e Durrësit ka pezulluar hetimet për vdekjen e 4 rusëve në një hotel në zonën e Qerretit në Kavajë. Panorama TV mëson se pezullimi i hetimit ka ardhur për shkak se Rusia nuk i ka kthyer përgjigje letërporosive nga autoritet shqiptare përmes të cilës është kërkuar informacion për autopsinë e 4 viktimave.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 15 tetor 2021 në pishinën e mbyllur të një hoteli në Qerret, Kavajë, ku u gjetën të vdekur Sergei Burenkov, 60 vjeç, gruaja e tij Nataliia Burenkova, 58 vjeçe, vajza Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe dhe dhëndri Nikita Belousov, 37 vjeç.

Fillimisht u dyshua se 4 rusët humbën jetën nga helmimi prej klorit në pishinë, por kjo pistë u rrëzua më vonë.

Sipas aktekspertizës së Institutit të Mjekësisë Ligjore të administruar nga Prokuroria rezulton se ata ndërruan jetë nga asfiksia nga dioksidi i karboni.

Sergei Burenkov, rezulton se në vitin 2015 ka shërbyer si kolonel policie brenda Drejtorisë së Përgjithshme të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Federatës Ruse ose ndryshe Komandant i Forcave OMON në zonën e Irkuyskut.

Deshmia
Një prej recepsionistëve të hotelit ishte dëshmitari i parë i skenës tronditëse dhe gjeti të pajetë turistët rusë. Në dëshminë e tij, recepsionisti ka thënë para hetuesve se ka qenë ora rreth 22:30 kur ai ka shkuar në zonën e saunës, ku ishin 2 çiftet, ndërsa i ka thirrur disa herë për t’i njoftuar se pijet dhe frutat iu kishin shkuar në dhomë.

“Iu thirra disa herë se pijet dhe frutat ishin gati. Pasi nuk m’u përgjigj njeri, hyra brenda në sauna dhe i pashë të katër, nuk m’u përgjigjën. Njëri ishte i shtrirë në shezlong, dy në stol dhe një tjetër ulur me këmbët në pishinë. Ishin të asfiksuar”, mësohet të jetë shprehur punonjësi i hotelit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Itenerari nga dreka në Maqedoni tek darka në plazh

Vrasje apo helmim, enigma e katër viktimave ruse në Qerret

Del ekspertiza mjeko-ligjore: Në trupin e tyre u gjet…

Zbulohet shkaku i vdekjes së turistëve rusë në hotelin në Qerret