MENU
klinika

Formula 1

Verstappen triumfon në Çmimin e Madh të Monacos

28.05.2023 - 20:00

Max Verstappen nuk fal. Piloti i njohur holandez ia ka dalë të fitojë çmimin e madh të Monacos, në një ditë që rezultoi të ishte mjaft e mirë për të. Verstappen dhe Red Bull i tij zhvilluan një garë fantastike, duke u pozicionuar kështu në vendin e parë me meritë.

Në pozicionin e dytë është spanjolli Fernando Alonso, ndërsa top-3 mbyllet nga Esteban Ocon. Më pas vijnë Hamilton dhe Rusell, që duhen të kënaqen me vendin e katërt dhe të pestë. Formula 1 dhuroi emocione të mëdha për të apasionuarit këtë fundjavë, duke i mbajtur të gozhduar para ekranit deri në sekondën e fundit.