MENU
klinika

Ja kush mund të marrë drejtimin e Interit!

Vetëm arritja në finale të Champions nuk e shpëton Inzaghi-n

07.05.2023 - 14:07

Sezoni i Simone Inzaghit në stolin e Inter-it mund të konsiderohet paradoksal. Trajneri rrezikon seriozisht të mos qëndrojë në drejtim të zikaltërve, qoftë edhe me një finale të Champions League.

Sigurisht, fitorja me siguri do të ndryshonte gjithçka, por Inter-i ende po lufton për një nga katër vendet e para në kampionat. Skuadra sigurisht që nuk ishte ndërtuar për këtë, por duhet thënë gjithashtu se Napoli i Luciano Spallettit e shkatërroi konkurrencën në kampionat.

Pas shansit të humbur të vitit të kaluar, trajneri nuk ka më alibi dhe e ardhmja e tij është në rrezik. Tani nuk është e lehtë të dihet nëse ai do të qëndrojë apo jo, por padyshim që klubi tashmë ka filluar të vlerësojë listën e emrave për zëvendësuesit e kualifikuar.

Në orët e fundit, sipas asaj që është shkruar te fichajes.net, klubi zikaltër ka vënë në shënjestër një trajner në veçanti. Në fakt, Interi do të ishte i gatshëm t’ia besonte stolin një trajneri që njeh mjedisin dhe që po ecën shumë mirë në Serinë A.

Një ish-mesfushor që ishte ndër protagonistët e Triplete-s së Mourinho-s. Është italo-braziliani, Thiago Motta Santon Olivares, për të gjithë, Thiago Motta. Perspektivë e mirë për tifozët e Inter-it, sepse të paktën tani për tani, Motta ka bërë mirë kudo që ka shkuar, duke dhënë rezultatet e shpresuara, të paktën në aspektin e lojës, si te Genoa, Spezia dhe Bologna.

Aktualisht, ai është në drejtimin e Bologna-s, por një telefonatë nga Inter-i mund të ndryshojë gjithçka dhe trajneri më në fund mund të drejtojë një ekip të madh. Një projekt sportiv krejtësisht i ri, pra, me teknikun dyzet vjeçar në krye.

Kjo mund të nënkuptojë gjithashtu një revolucion nga pikëpamja e lojtarëve në skuadër për të mbajtur dhe shitur. Dështimi për t’u kualifikuar në Champions League mund ta çojë klubin në të paktën disa transferime të bujshme.