14.05.2023 - 09:25
Presidenti i Republikës Bajram Begaj i shoqëruar nga Zonja e Parë kanë votuar mëngjesin e sotëm rreth orës 08:55.
Presidenti Begaj deklaroi pas votimit se çdo shtetas i Shqipërisë sot ka ditën që të dëgjohet dhe vota e tij të lexohet. Ai tha se fuqia dhe pushteti i votës së tij të bëjë ndryshimin.
“Çdo shtetas i Republikës së Shqipërisë me të drejtë vote sot ka ditën që të dëgjohet, që vota e tij të lexohet, fuqia dhe pushteti i votës së tij të bëjë ndryshimin.
Këto votime nuk janë të partive politike. Janë të qytetarëve dhe duhet t’iu shërbejnë qytetarëve”, deklaroi Preisdenti Begaj.