MENU
klinika

Masa prej diktatori

Vuçiç detyron serbët e Kosovës t’i shkojnë në tubimin e 26 majit

17.05.2023 - 12:22

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se më 26 maj do të organizojë “tubimin më të madh të mbajtur ndonjëherë në Serbi” para Kuvendit Kombëtar ose në sheshin e Beogradit. Por, në mënyrë që në këtë tubim të ketë sa më shumë njerëz ai është mobilizuar që përmes disa masave të detyrojë serbët e Kosovës të shkojnë në Serbi, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Në mesin e këtyre masave, në listën të cilën e ka siguruar KosovaPress, është edhe urdhri për të ndërprerë pushimet vjetore për të gjithë ata që atë ditë do të ishin në pushime.

Madje, në pikën katër të kësaj liste, iu kërkohet të gjitha ndërmarrjeve publike që të themelojnë komisione për verifikimin e pushimeve mjekësore dhe që të identifikojnë serbët që kanë hyrë në pushim mjekësor pak para 26 majit.

Vuçiç e ka shfaqur edhe njëherë ashpërsinë e tij përmes këtyre urdhrave strikte, ku obligohen të gjitha shtypshkronjat serbe që të shtypin flamuj dhe materiale propagandistike me imazhin e tij dhe të flamurit serb.

Këto janë masat që Vuçiç ka ndërmarr për tubimin e datës 26 maj:

1. Të bëhen listat e aktivistëve të cilët udhëtojnë për në Beograd

2. Të angazhohen të gjitha kompanitë e transportit publik, agjencitë turistike dhe pronarët e autobusëve për të marrë me qira të gjithë autobusët për 26.05.2023.

3. Në NP, të ndërpriten pushimet vjetore për të gjithë ata që janë në pushim deri 24.05.2023

4. Të formohet në çdo NP një komision për kontrollin e pushimeve mjekësore, i cili do të lirohet nga shkuarja në tubim dhe i cili me 26.06. gjatë gjithë ditës do të bëj kontrollin e të gjithë punonjësit që janë në pushim mjekësor, me fokus të veçantë për punonjësit që kanë filluar pushimin mjekësor menjëherë përpara datës 26 maj.

5. Të njoftohen drejtorët e qendrave shëndetësore lokale, qendrave klinike, të informojnë mjekët që t’i kushtojnë vëmendje rritjes së kërkesës për pushim mjekësor në javën përpara datës 26 maj.

6. Angazhoni të gjitha furrat lokale dhe kompanitë e hotelierisë për të siguruar numrin e nevojshëm të paketave zinxhir me një sandviç, një mollë dhe një shishe ujë

7. Përmbajtja e sandviçëve duhet të jetë e pasur me përdorimin e produkteve cilësore të mishit (kulen, mish të pjekur) dhe produkte cilësore të qumështit (trappist, eldemer), mollët dhe shishet e ujit, të cilat duhet të jenë të prodhuara në Serbi.

8. Të angazhohen të gjitha shtypshkronjat vendore për të shtypur flamuj dhe materiale propagandistike me imazhin e presidentit Vuçiq dhe flamurin serb

9. Pasditen e datës 25.05 të organizohen takime të aktivistëve që do të shkojnë në tubim dhe me ta të akordohen detaje të tilla si kush do të jetë lideri, kush do të mbajë parullën, kush do të mbajë flamurin dhe kush do të mbajë foton e presidentit Vuçiç.

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës

Albin Kurti në Berlin më 25 prill, zbardhet axhenda

Inskenohet “pushtimi i Serbisë”

Vuçiç bën prova lufte në kufi me Kosovën

"Duhet ta forcojë prodhimin"

Raporti i FMN: Kosova e varur nga importi

Bllokimi i kosovarëve në kufi dhe tensionet në veri

O’Brien sot në Beograd për takime me krerët e Serbisë!