MENU
klinika

Tensionet në veri

Vuçiç ‘i frikësuar’: E di që serbët nuk mund të durojnë më

29.05.2023 - 10:24

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se në Kosovë do të ndodhë diçka që “nuk e kemi parë më parë”, ndërsa situatën aktuale e vlerësoi si më të vështirën deri më tani.

“Kam frikë nga destabiliteti, madje edhe nga konfliktet e mëdha, sepse e di që serbët nuk mund të durojnë më, derisa ky [kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ëndërron të jetë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy”, tha Vuçiç për televizionin Pink të Serbisë.

Deklarata e tij vjen pasi Policia e Kosovës u ndihmoi kryetarëve shqiptarë të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës: Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok, të futen në zyrat e tyre komunale, më 26 maj. Ky veprim u kundërshtua ashpër nga popullata vendase serbe, e cila u përlesh me policinë.

“Sonte kam marrë lajme nga zyrtarët evropianë se janë të shqetësuar për ngjarjet e mundshme nesër, sepse serbët patjetër do të protestojnë dhe do të kërkojnë kthimin e objekteve të tyre të uzurpuara”, tha Vuçiç.

Bashkësia ndërkombëtare e dënoi vendimin e Qeverisë së Kosovës që kryetarët e komunave të hyjnë me forcë në ndërtesat komunale dhe u bëri thirrje autoriteteve që të ushtrojnë përmbajtje dhe të tërhiqen.

Aleanca ushtarake e NATO-s, gjithashtu, u bëri thirrje institucioneve të Kosovës që menjëherë ta ç’tensionojnë situatën në veriun e banuar me shumicë serbe.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se i kupton shqetësimet e partnerëve ndërkombëtarë, por shtoi se çdo opsion tjetër do të ishte “mospërmbushje e obligimeve kushtetuese të Qeverisë ndaj kryetarëve të rinj”. Këta kryetarë dolën nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit, të cilat u bojkotuan nga komuniteti serb. /REL

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dy ditë pas përleshjeve me policinë e Kosovës

Si paraqitet situata në komunat në veri

Serbët protestojnë para ndërtesa të komunave

Tensionet në veri, policia hedh gaz lotsjellës


Nga përplasjet me Pleknkoviç te sanksionet ndaj Rusisë

Si “dribloi” Vuçiçi në samitin për Ukrainën

Perëndimi, presioni për sanksionet ndaj Rusisë

Çfarë paralajmëron presidenti serb? Vuçiç i frikësuar!