MENU
klinika

Fundi i hidhur i presidentit serb

Vuçiç ka huazuar “recetat” e Millosheviçit dhe Putinit

13.05.2023 - 09:24

Pas masakrave të tmerrshme tragjike në shkollën fillore dhe në fshatin afër Mlladenovcit, Serbia është ende në gjendje shoku, dhe gjithçka është kthyer në mashtrime politike dhe konkurrencë në të cilën edhe viktimat janë bërë “objekt” i presidentit serb Aleksandër Vuçiç për të qëndruar në pushtet dhe për t’u përballur me opozitën, por edhe me qytetarët konfuzë. Presidenti serb me hipokrizi i ktheu dy tragjedi të tmerrshme në një “histori për dobësinë e tij”, pa u interesuar nëse shmangia nga përgjegjësia për krimet e viteve ’90 apo mohimi i tyre është ndërthurur në joefektivitetin e sotëm dhe kriminalizimin e shoqërisë serbe e paradigmën nacionaliste. Në vetëm gjashtë ditë, Vuçiç iu drejtua publikut pesë herë, kryesisht përmes mediave, të cilat e konsiderojnë atë si një nga shkaktarët dhe bashkëpunëtorët e tragjedive. Presidenti nuk tregoi asnjë emocion apo dhembshuri ndaj viktimave, shumë prej të cilëve ishin fëmijë, as nuk u përpoq të gjente arsye për atë që ndodhi.

Zgjedhjet e parakohshme

Pasi rreth 50,000 protestues të tronditur dolën në rrugët e Beogradit dhe një tjetër tubim qytetar-opozitë po përgatitej, Vuçiç dinte t’i përgjigjej kësaj me paranojën klasike të sundimtarëve të pasigurt, kërcënimin e “mitingut të adhurimit” të tij, me të cilin ai do të përpiqet të dëshmojë se është i paprekshëm. Mediat që kontrollohen nga ai, kanë nisur nga puna dhe që tani, po e konsiderojnë si një “mbledhje madhështore” të mbështetjes për politikën aktuale që kujdeset për Serbinë. Vuçiç do ta zhvillojë mitingun e tij më 26 maj, një ditë para kongresit të SNS-së së tij, ku ai mund të shpallë zgjedhje të parakohshme ose të shpallë themelimin e një organizate apo lëvizjeje të re politike “gjithë-serbe”. Supozohet se ai mund të bashkojë të gjitha zgjedhjet, presidenciale, parlamentare dhe lokale, dhe thjesht të kalojë nga karrigia e presidentit në karrigen e kryeministrit me kompetenca faraonike, të cilat ai tashmë i ka. Megjithatë, kjo varet vetëm nga ai dhe perceptimi i tij për situatën.

Frikacaku dhe viktima

E gjithë kjo tregon se Vuçiç, megjithëse përdor metodat autoritare të “mitingjeve të mbështetjes së Potemkinit” si Vladimir Putin, Viktor Orban apo Sllobodan Millosheviç, ende e ka makth fundin e tij, fatin e keq, rënien e palavdishme dhe kaotike. Përveç inkoherencës totale dhe ekzaltimit populist të vetes si “viktima e vërtetë” e fushatave të çmendura vrastare, Vuçiç tregoi gjithashtu se është frikacak në këto momente tragjike, në kontrast me “ambiciet e lidershipit” që ai i imponon publikut të tij. Aleksandar Vuçiç, shmangu vizitën dhe ndezjen e qirinjve në vendin e sulmeve të tmerrshme të përgjakshme, para shkollës “Vladislav Ribnikar”, me sa duket nga frika e reagimit të publikut. Prandaj antropologu serb Ivan Çoloviç, në të përjavshmen “Vreme” thotë se “nuk ka asnjë grimcë ndjeshmërie. Nuk ka mëshirë, nuk ka dhembshuri”. Sipas Çoloviç, Vuçiç “nuk iu është drejtuar kurrë serbëve ashtu siç u drejtohet qytetarëve një president i vërtetë, por gjithmonë si një pronar bujtinash i zemëruar që u bërtet kamerierëve, kuzhinierëve dhe pjesës tjetër të stafit dhe i kërcënon ata”.

Fundi i Vuçiç

Vuçiç do të përdorë edhe një herë “çështjen e Kosovës” dhe, megjithëse ai vetë është i vetëdijshëm se është një “ringjallje e kotë e një trupi tashmë të dekompozuar”, do të përdorë retorikën dhe histerinë e “idhullit të tij”, Putinit për “rrezikimin e serbëve dhe Serbisë” dhe do të intensifikojë zhgënjimin e popullsisë dhe atmosferën e fatkeqësisë dhe rrënimit. Megjithatë, ai po shkon drejt fundit, por pyetja është se sa mund të zgjasë. Dhe një shembull nga historia e kohëve të fundit: rumuni Nicolae Ceau?escu mblodhi mijëra njerëz për ta duartrokitur dhe admiruar nën dritaren e tij. Ne e dimë se si përfundoi. Ai dhe bashkëshortja Elena Ceausescu u kapën në përpjekje për të ikur nga vendi dhe pas një procesi të shkurtër gjyqësor u ekzekutuan tragjikisht. Para një kërcënimi se mos dhunoheshin varret e tyre, ata u varrosën në varre me emra të rremë. Trupat u zhvarrosën për identifikim dhe u rivarrosën në vitin 2010.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Autori s'do ta shohë më dritën e diellit"

Masakra me 8 viktima, Vuçiç: Akt terrorist!


Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës

Albin Kurti në Berlin më 25 prill, zbardhet axhenda

Inskenohet “pushtimi i Serbisë”

Vuçiç bën prova lufte në kufi me Kosovën

"Duhet ta forcojë prodhimin"

Raporti i FMN: Kosova e varur nga importi

Bllokimi i kosovarëve në kufi dhe tensionet në veri

O’Brien sot në Beograd për takime me krerët e Serbisë!