MENU
klinika

Kurbin

Zbulohet parcela me 3 sera, asgjësohen 280 rrënjë kanabis

29.05.2023 - 14:35

Kurbin, zbulohet parcela me 3 sera, asgjësohen 280 rrënjë kanabis

NJOFTIMI I POLICISË:

Nga kontrollet në çdo skaj të qarkut, me skuadra policore dhe dronë, finalizohet faza e shtatë e këtij megaoperacioni. Shkatërrohen 3 minisera të gjetura në një zonë të pyllëzuar e terren të vështirë të fshatit Ferr, Shkopet, brenda të cilave ishin kultivuar 280 fidanë narkotikë cannabis sativa. Gjatë 6 fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, në fshatra të ndryshme të qarkut, u asgjësuan në total 7359 fidanë dhe bimë narkotikë, si dhe u vunë në pranga 3 shtetas dhe u shpall në kërkim 1 tjetër, autorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin kanë vijuar kontrollet intensive dhe operacionet e njëpasnjëshme, me objektiv parandalimin, konstatimin dhe goditjen që në fazë fillestare, të tentativave për të kultivuar bimë narkotike. Si rezultat, është finalizuar faza e shtatë e megaoperacionit policor të koduar “Imazhi”, në kuadër të të cilës, në një zonë të pyllëzuar e terren të vështirë të fshatit Ferr, Shkopet, u gjetën dhe u shkatërruan 3 minisera brenda të cilave ishin kultivuar 280 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.

Policia e Kurbinit, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, vijon veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të këtij rasti kultivimi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

GJKKO e dënoi me 1.6 vite burg për dëmin 234 milionë lekë

Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i PS

Fermeri nga Shkodra: S'ka nevojë që të dal në treg!

“Kam shitur 24 ton qepë vetëm përmes Facebook”

EMRAT/ Arrestohet 38-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Zbulohen sera me kanabis në Velipojë, mbi 37 mijë fidanë

Shumëllojshmëri të jashtëzakonshme peizazhesh

“Viajeros”: 14 vendet e mahnitshme në Shqipëri