MENU
klinika

Ja cilat janë

3 mënyra se si mund të jesh duke e dëmtuar lidhjen tënde

08.06.2023 - 08:24

Një lidhje e shëndetshme do pa diskutim shumë punë që të funksionojë, sigurisht edhe shumë dëshirë dhe vullnet nga të dyja palët. Në shumë raste kemi tendencën që të shohim gabimet e të tjerëve, por harrojmë që edhe vetë mund të kemi “dorë” në aspektin negativ.

Më poshtë, ju tregojmë 3 mënyra se si ndoshta jeni duke ndikuar negativisht në marrëdhënien tuaj:

Fajësimi i partnerit/es

Veprimet e të tjerëve mund të jenë edhe pasojë e veprimeve të tua, ndaj në një debat apo diskutim, nuk duhet të shihni vetëm problemet dhe fjalët e të tjerëve, por edhe rastet kur ju e teproni apo ekzagjëroni.

Projektimi

Është shumë e rëndësishme që të jeni në dijeni të projeksioneve – të pohimeve që bëni vetë dhe ndikojnë në mënyrën se si të tjerët ju shohin. Për shembull: Nëse thoni se kolegët s’mendojnë se jeni shumë person i aftë në punën tuaj, nuk ka pse ta mendojë të njëjtën gjë dhe partneri/ja. Jo të gjithë njerëzit ju njohin në të njëjtin prizëm, ndaj projektimi i mendimeve tuaja te partneri, sërish është një metodë që ndikon në mënyrë negative në marrëdhënien tuaj.

Krijoni skenare dhe veproni sipas tyre

Jo çdo gjë që gëlon në trurin tonë është e vërtetë. Përderisa historitë dhe skenaret janë në mendjen tuaj, mirë do të ishte të mbeten vetëm atje dhe të mos veproni sipas tyre, pasi jo vetëm do të dëmtoni marrëdhënien, por edhe ju vetë do të përjetoni lëndim, irritim, ankth dhe për më tepër, e gjitha kjo ka një efekt jo dhe aq të mirë në raportin tuaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përfitime të jashtëzakonshme për shëndetin mendor

Arsyet përse duhet të filloni të meditoni që sot