MENU
klinika

Shitblerje votash në Kavajë

Mbështeste “BF”/ 39-vjeçari që bie në “rrjetën” e SPAK

10.06.2023 - 13:11

Klodian Kapedani, i cili ra në pranga nga policia me urdhër të Prokurorisë së Posaçme për blerje votash në Kavajë, u zbulua nga përgjimet telefonike.

Ndaj 39-vjeçarit nuk ka pasur asnjë kallëzim nga qytetarë apo subjekte politike, por ai ka dalë nga përgjimet telefonike të disa personave të tjerë që janë nën hetim nga SPAK, por për vepra të tjera penale që nuk lidhen e shit-blerje votash.

Bisedat telefonike dhe mesazhet në aplikacione në internet janë kryer pak ditë para zgjedhjeve, si dhe gjatë datës 14 Maj, ditë kur qytetarët po votonin.

Në këto biseda nuk janë përmendur shuma parash se sa Klodian Kapedani do u jepte qytetarëve që kontaktonte, por u linte vendin e takimit për t’u dhënë paratë.

Kapedani ka mbështetur kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fisnik Qosja, i cili u shpall fitues përballë ish-kryebashkiakut dhe kandidatit socialist, Redjan Krali.