MENU
klinika

Detaje nga ngjarja në Korçë

46 vjeçari largoi fëmijët dhe u kthye të masakronte gruan…

05.06.2023 - 10:36

Marjola Myrtollarin, 38 vjeçe, është plagosur me thikë mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e saj në Korçë dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Gruaja është qëlluar barbarisht me thikë nga bashkëshorti i saj, tashmë i shpallur në kërkim, Aleko Myrtollari.

“Më datë 04.06.2023, rreth orës 22:00, në lagjen nr.10, Korçë, në banesë shtetasi A. M., rreth 46 vjeç, ka plagosur me mjet të mprehtë (thikë) bashkëshorten e tij shtetasen M. M., rreth 38 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Korçës, në gjendje të rëndë shëndetësore”, njoftoi Policia e Korçës.

Shërbimet e Policisë menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje dhe po kërkojnë autorin. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, por paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë xhelozia.

Çifti kishte tre fëmijë dhe vetëm muajin e fundit ishin zhvendosur në Korçë, ku jetonin me qira në lagjen nr.10 të qytetit. Ata kishin jetuar më parë në Tiranë.

Marjolla Myrtollari
Çifti, Aleko dhe Marjolla Myrtollari

Banorët e lagjes janë shprehur për mediat se nuk i njihnin, as Aleko Myrtollarin dhe as të plagosurën, gruan e tij Marjola Myrtollari, pasi ata ishin të rinj në zonë. Megjithatë, ata kanë thënë se autori i shpallur në kërkim konsumonte shpesh alkool dhe qëndronte i dehur.

Para se të masakronte me thikë gruan e tij, 46 vjeçari ka larguar tre fëmijët nga shtëpia. Në debat e sipër, ai e ka qëlluar Marjolla Myrtollarin disa herë me thikë dhe është larguar nga shtëpia. 38 vjeçarja është dërguar me urgjencë në spital dhe për shkak të plagëve të shumta me thikë, është në gjendje të rëndë për jetën.